4.7 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Bujar Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, në margjinat e takimit joformal të NATO-s në Pragë.

Në fokusin e bisedës ishte aktualiteti në Maqedoninë e Veriut, ku Osmani informoi për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës euroatlantike të vendit, si çelës për stabilitet.

“Procesi i integrimit evropian, përkushtimi drejt demokracisë funksionale multietnike dhe respektimi i tri marrëveshjeve janë të nevojshme për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe të rajonit”, theksoi Osmani.

Njëherit, Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të për proceset reformuese, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e vendit në realizimin e aktiviteteve që dalin nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, të cilin Osmani dhe Blinken e filluan bashkërisht në Uashington, në qershor të vitit 2022.

Bashkëbiseduesit folën edhe për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke theksuar se si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të popullit ukrainas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments