Pasi Gjykata Administrative ka refuzuar mbrëmë padinë e Frontit Evropian për rivotim në qendër votimi nr 2101 në fshatin Llërcë të Zhelinës, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë konkluzion për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Në seancë u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në zonën e gjashtë, ku pati rivotim. Për shkak të tërheqjes së kryetarit të Komunës së Tetovës, Besa Bilall Kasami nga pozita e deputetit, u zgjodh deputeti i radhës nga lista e VLEN-it, Adnan Azizi.
Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare, përbërja e Kuvendit me 120 deputetë është si vijon: Koalicioni VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni BDI ka 18 deputetë, 14 deputetë janë nga koalicioni VLEN, dhe gjashtë deputetë secila kanë e Majtë dhe ZNAM.