0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA ka koordinim mes partive politike nga blloku maqedonas,përfshirë edhe LEVICA për...

A ka koordinim mes partive politike nga blloku maqedonas,përfshirë edhe LEVICA për VLEN në Qeveri dhe Gashin si kryeparlamentar ?

Ishte një kohë kur sistemi politik në tranzicion post komunist,LSDM e Kiros dhe Brankit ,vazhdonin si nus produkte të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë ,që shqiptarët ti llogaritnin si PODOBNI (PPD )dhe me mgarkesa nacionaliste(PDSH) …pastaj përhapnin në nëntokën politike muhabetin Arben Xhaferi i mirë Menduh THAÇI i ashpër …erdhi Lupço Georgievski me VMRO-DPMNE kryeministër i cili u tha TROÇ …më i sigurtë ndjehem si kryeministër kur në POLLOG është në funksion ndonjë përfaqsues i politikës shqiptare të PDSH-së ,se sa ndonjë nga blloku politik maqedonas që përkrahin politikën ndikuese serbe nëpërmes LSDM …erdhi lufta …UÇK -doli BDI si përfaqsuese e UÇK -së,sepse logjika thotë nëse kryekomandanti ALI AHMETI është në ballë të BDI-së ,atëherë vetëm mund ti thesh dhëmbët me ujë …nga 2002 çka nuk dëgjuam …çfarë nuk u shkruajt …as e kaluar as e haruar…mbas 22 viteve BDI nuk është ajo këngë që ka qenë …nga dështimet në njerëz e deri në minime brenda për brenda në këto zgjedhje të dyfishta …pse themi minime të brendëshme…ALI AHMETIN e sollën në shkopin e magjistarit …të kërkojë ndihmë dhe ia doli …me keq a mirë me 8 parti politike…të kishte mbetur vetë si BDI mu për shkak të këtyre minuesve të brendshëm do bëheshte ta qajnë me gratë e Zajasit …MU për shkak rrënuesve të brendshëm …të cilët u shkëputën nga elektorati ,u pasuruan,punsuan komplet familjarët… axhanaka e baxhanaka me baballëka dhe ofenduan votuesit e BDI….me mijëra raste i ka të njohura nënshkruesi i këtij shkrimi Mesut Shabani…dhe për 22vite ka shkruar… ua ka tërhequr vërejtjen se nuk janë punët ashtu si duhet…i ndodhi e kundërta nënshkruesit iu hakmorën në emër të Ali Ahmetit me tre herë largime dhe mbyllje të punës pra me bukën e gojës ia hoqën…..unë jam me luftën…dhe nuk kam faj që pishpirika edhe te Aliu në Seli të BDI as që ishin por edhe e shanin 2002 ,unë e dija……as e kaluar as e haruar…Ti kthehemi realitetit …Duket bukur në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut kryeparlamentarët shqiptar…por nuk duhet harruar se Konjufca dhe Gashi janë kushëri..familjarë në dy poste në dy shtetet ..VMRO-DPMNE dhe blloku politik maqedonas e dijnë këtë …por nuk janë me Edi Ramën …Gazetarë nga blloku maqedonas këtyre ditëve më sqarojnë se një familjare shumë e afërt nga njërit prej tre udhëheqësëve të VMRO-DPMNE ka lidhje udhëheqëse biznesore me bizneset e Ilir Metës dhe jetojnë në Tiranë…Ilir Meta e mba umutin te ky raport…dhe ishte në Shkup te Vmro-Dpmne plus uroi i pari …pra hë për hë Kurti udhëheq në RMV edhe me ndihmën e VMRO-DPMNE ndaj EDI RAMËS…Shtrohet pyetja cili është koordinimi …Levica ia ofron 6 deputetët VMRO-DPMNE pa kushte vetëm të mos i vene njerëzit e VLEN në Qeveri …Levica i bie gozhdës me çekiç xhami…marrëveshje politike te maqedonasit ta paraqet i dobët Afrim Gashi mos u tutni …nëntoka politike te shqiptarët patriot e shajnë nga Levica

pra u përdor skema si shembull kur Mickoski i ofronte Zaevit deputetë nga VMRO-DPMNE për të njëjtën situatë…thënja e Kërmovit deputet nga Levica se Afrim Gashi nuk ka aftësi..nuk di..dhe nuk parti të fortë pas veti …edhe bie ndesh me deklaratën e Arben Taravarit se të diturit dhe të aftit do të vijnë në shprehje te Qeveria e re nga VLEN …

OD KOGO E MNOGU E …që në start dështoi VLEN me njerëzit.dita e mirë duket në mëngjes ….

Po a pati nevojë të deklaronte Bekim Çoku me 0 vota se po bëjmë VETVENDOSJEN me program në Parlament nga sot ….nuk tregohen dhëmbët e qumështit në politikë në start …Bilall Kasami e tha për kërcënimet e Ali Ahmetit e flet atë që di të bëjë..që VLEN edhe për Qokun

Pra lufta politike mund të vazhdojë mes bllokut politik shqiptar Frontit Evropian dhe Qeverisë së re që pritet të zgjedhet këto ditë …me mjete politike…p.sh.Fronti Evropian të braktis kuvendin për 6 muaj….pastaj në ato vende nga ku u zgjodhën deputetët e Frontit Evropian shpallen zgjedhjet plotësuese nga KSHZ ..i ndodhi kjo Arben Xhaferit në mandatin e parë 1994-1998 si deputet i koalicionit Partisë për Prosporitet Demokratik të Shqiptarëve të Maqedonisë – Partia Demokratike Popullore (PPDSH-PDP) dhe prapë pas 6 muaj fitoi në rivotim…

www.telegrami.mk

P.S..Ali Ahmeti të largojë urgjentisht komplet strukturat nga BDI që e minuan për shkak të bashkangjitjes së PDSH dhe ASH …..shpëto atë që ka mbetur se ANTE PORTAS votuesit te Selia në Reçicë të Vogël posaçërisht nëse ua ndërpresin kontrat e punës…nga Qeveria e “Ekspertëve” VMRO-VLEN

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments