-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSajkoski -VMRO-DPMNE ,pas marrjes së çertifikatave nga KSHZ: Presim deri më 28...

Sajkoski -VMRO-DPMNE ,pas marrjes së çertifikatave nga KSHZ: Presim deri më 28 maj të formohet Kuvendi, deri në mes të qershorit Qeveria e re

Sot me ftesë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morëm mandatet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe certifikatat e tyre. Me pranimin e certifikatave presim që deri më 28 maj të formohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, deri në mes të qershorit presim që të kemi Qeverinë e re në Republikën e Maqedonisë, tha Gjorgija Sajkoski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-së.

Dua të shpreh mirënjohjen time të madhe për qytetarët e Maqedonisë, për mbështetjen që i dhanë VMRO-DPMNE-së dhe për përgjegjësinë e madhe, dua të theksoj se kjo është një përgjegjësi e madhe për ne si grup parlamentar, si VMRO-DPMNE. . Por dua të theksoj se ne do ta justifikojmë këtë përgjegjësi të tyre.

Megjithatë, dua të them edhe se në periudhën e ardhshme ne si VMRO-DPMNE do të fokusohemi në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe do të fokusohemi në arsim më të mirë, shëndetësi dhe do të japim shpresë se këtu mund të jetohet, funksionon. më mirë se sa ishte deri tani. Dhe së shpejti këtë do ta shohin qytetarët e vendit, tha Sajkoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments