-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Po negocion fituesi me fituesin, VLEN e rivendosi parimin që...

Izet Mexhiti: Po negocion fituesi me fituesin, VLEN e rivendosi parimin që e theu BDI

Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin. Kështu ka shkruar kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, shkruan Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments