-0.2 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrupet e punës mes VMRO dhe VLEN filluan takimet për bashkëqeverisje

Grupet e punës mes VMRO dhe VLEN filluan takimet për bashkëqeverisje

Grupet e punës mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN filluan takimet për arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes.

Takimi i parë u zhvillua në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku koalicioni VLEN u përfaqësua nga ekipi në të cilin të gjitha partitë kanë deleguar njerëz.Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski. Në një njoftim për media pas përfundimit të takimit u tha se bisedimet do të vazhdojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments