Ne jemi pjesë e Evropës dhe padrejtësia e sotme nuk guxon të na largojë nga përpjekjet tona për të vazhduar me implementimin e reformave, të vazhdojmë me ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të vazhdojmë të mirëmbajmë bashkëjetesën dhe shoqërinë multikulturore-thjeshtë, të vazhdojmë në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Evropiane, publikoi sot në Fejsbuk zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
“Unë nuk kam dilema që kredibiliteti evropian jo vetëm në vend , por në tërë rajonin është i dëmtuar. Dhe kjo është normale, pasojë logjike kur një Union i ndërtuar në principe do të dëmtoj principin themelor dhe nuk do ta mbajë fjalën e dhënë. Por kjo nuk duhet të na largojë nga vendet evropiane”, thekson Osmani në publikimin.
Ai potencoi se është i vetëdijshëm që ditët që kaluan çdonjëri nga ne , në mënyrë të caktuar, ishte nën presion të ndjenjave të përziera- në pritje dhe shpresë, por edhe ndjenjën e jo qetësisë dhe tensionit. Edhe kjo normalisht , duke pasur parasysh se integrimet evropiane janë përcaktimi ynë kryesor, ndërsa caktimi ynë në familjen evropiane është orientimi autentik.
“Dua që t’ju bindë që në këtë drejtim me të vërtetë kemi bë shumë, bëmë në të vërtetë gjithçka që ishte në fuqinë tonë dhe atë na e kanë pranuar të gjithë,me të vërtetë të gjithë qendrat e fuqishme politike e pranuan progresin e vendit .Nga reformat me të cilat e kthyem besimin e qytetarëve në institucionet , deri te kompromiset e pjekura politike me të cilat krijuam vend të rrethuar me fqinjë-miq. Dhe nuk është që ky rezultat nuk ka qenë i vlerësuar. Bëhemi anëtar i 30 -të i NATO-s garancioni ynë më i rëndësishëm për ardhmëri stabile dhe të sigurt por kaluam edhe në fazë të re të marrëveshjes për stabilizim asocim me BE-në me te cilën institucionalisht lidhemi me Unionin; e filluam skriningun mbikëqyrës,u bëmë anëtar të grupit të vendeve Adriatik-Jon”, thekson Osmani.
Ai edhe mëtutje thoë se si vend me të vërtet u kthyem në rrugën euroatlantike në kuptimin më të gjerë të fjalës.
“Dhe kjo nuk është vetëm konstatimi ynë ,por për këtë morëm edhe konfirmim nga Komisioni Evropian, nga fqinjët edhe nga vendet anëtare të Unionit, por Këshilli i BE-së sot tregoi se edhe BE-së i nevojiten reformat, sot 27 vende anëtare të cilave u jemi shumë falënderuese , kërkuan qartë pa hamendje që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr impuls të ri në Integrimet Evropiane për të vazhduar në rrugën e reformave. Një vend, që kërkesa kyçe ishte të shmanget principi i konsensusit gjatë vendosjes, sot ka shfrytëzuar këtë të drejt që mos të lejojë vendimin e rrumbullakuar për fillimin e negociatave”, thekson Osmani në publikimin në Fejsbuk.