Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, njëherazi ddhe kandidat për deputet nga kjo zonë, si dhe kryetarin e Unionit Demokratik të Boshnjakëve, Munir Kolashinac, u takuan me banorët e fshatit Orizare të Velesit. Në këtë bashkëbisedim me banorët e f. Orizare, u bisedua mbi problemet me të cilat ballafaqohen banorët tash e sa vite.

Përveç takimit në këtë fshat, bartësi i njësisë zgjedhore 3, Prof. Baki së bashku me Llogën, u takuan edhe me banorët e Konjares së Mesme – komuna e Petrovecit, ku gjithë së bashku kërkuan mbështetje dhe përkrahje masive për Frontin Europian dhe numrin 4 në zgjedhjet e 8 majit.

