Ka vdekur ish-kryetari i Pejës Ali Lajçi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.
Në vitin 1981 ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.
Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.