3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShekerinska pret që të përgjigjen të gjithë ata që kanë marrë pjesë...

Shekerinska pret që të përgjigjen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vjedhje dhe parregullsi gjatë zgjedhjeve

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot iu bëri thirrje të gjitha institucioneve të cilat merren me zgjedhje që të votojnë sipas ligjeve dhe në mënyrë parimore, duke e komentuar “bombën” e publikuar në të cilën dëgjohet zëri i saj se si flet me një anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për “zërin vendimtar” të tij në zgjedhjet.

“Këtë e kamë thënë publikisht dhe në një bisedë telefonike në vitin 2013 dhe këtë mendim e kam edhe sot. Por, kjo bisedë telefonike tregoi se për dallim nga pushteti i mëparshëm, ne nuk flasim një gjë në opinion, e tjetër gjë në telefon. Të njëjtën që e thosha atëherë për shembull në seancat e Kuvendit se nuk mund të vidhen fitoret në zgjedhje me pazare ndërpartiake, e thosha edhe në bisedë telefonike. Mendoj edhe se biseda të gjithë neve  na jep kompliment se nuk jemi të njëjtë. Se nga njëra anë është pushteti i mëparshëm i cili i kërcënonte njerëzit dhe bënte pazare që të votohej në kundërshtim me ligjin dhe ata të cilët këtë nuk e bëjnë”, deklaroi Shekerinska, e cila sot qëndroi në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles në Ditën për mysafir të lartë “REGEKS-19”.

Sipas saj, ne do të ishim shteti i parë ku dikujt i kërkohet përgjegjësi se ka bërë thirrje që të respektohet ligji.

Ministrja Shekerinska shfaqi shpresë se do të përgjigjen të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në vjedhje gjatë zgjedhjeve dhe kanë bërë parregullsi dhe të gjithë ata të cilët, siç tha, japin mbështetje të plotë që të vidhet në zgjedhje dhe të manipulohen votuesit.

“Për fat të keq, një pjesë e atyre proceseve ende nuk kanë përfunduar, megjithatë mendoj se edhe bisedat dhe sjellja jonë treguan se sjellja e tillë për këtë shtet tashmë është e kaluar”, deklaroi ministrja Shekerinska. fc/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments