Për shkak të valës së të nxehtit në Bangladesh, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit Bazë në atë vend njoftuan se institucionet arsimore do të mbyllen për shtatë ditë, duke përfunduar më 27 prill.
Shkollat fillore dhe të mesme, fakultetet, medresetë dhe institucionet e arsimit teknik do të mbyllen”, thuhet në njoftim, raporton Anadolu Agency.
Më herët ishte vendosur që shkollat të rihapen të dielën pas Fitër Bajramit, por vendimi i ri u mor në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare, pas një paralajmërimi të Departamentit Meteorologjik të Bangladeshit të lëshuar të premten pasi temperatura i kaloi 41 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë në Bangladesh u regjistrua në rrethin Jessore në jugperëndim të vendit dhe ishte 42.6 gradë Celsius, njoftoi Shërbimi Meteorologjik.