Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia tha se PDSH dy herë e ka përkrahur BDI-në në zgjedhje lokale, ndaj bashkëpunimi i partisë së tij me Frontin Europian është i duhuri.
“Kam pritur që kritikohem për koalicionin tonë me BDI-në, me Frontin Europian. Mirëpo kësi bashkëpunime ka pasur edhe në Gjermani, edhe në Greqi edhe në Kosovë. PDSH-ja dy herë në zgjedhje lokale e ka mbështetur BDI-në, ka qenë përkrahje e hapur dhe transparente. Kjo PDSH është vendimarrëse në këto qeveri, sepse ju e dini që kur u bë numri 60, u bënë 61. Pas zgjedhjeve presidenciale pres që te fillojmë t’i nxjerrim ato programet parlamentare, ta dikutojmë çështjen e kushtetutës, të diskutojmë për ekonomi, të dikustojmë për oferta konkrete e jo gjithmonë për tema për tërë Ballkanin”, tha Thaçi.