8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të...

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive është bërë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka qenë një koordinim i jashtëzakonshëm, një punë e strukturuar dhe një punë e përditshme intensive pesë muaj para se Kosova të paraqes aplikimi bilës përpara se të përjashtohej Rusia nga Këshilli i Evropës. Kjo është një ndërmarrje shumë serioze dhe për t’u arritur një sukses duhet një punë shumë serioze, është bërë një punë shumë serioze dhe është bërë një studim dhe plan veprim i jashtëzakonshëm nga autoritet e Kosovës që ky proces të mos dështonte”, ka thënë ai në Debat Plus.

Sipas tij angazhimin e autoriteteve të Kosovës për të siguruar suksesin e këtij procesi, duke theksuar frymën përkrahëse në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, që sipas tij duhet të kishte ndodhur që në vitin 2008.

“Dhe unë kam pasur fatin që kam qenë këtu gjatë gjithë kohës që në momentin e aplikimit dhe kam parë sesi ka avancuar dhe fryma që ekzistonte në Këshillin e Evropës ishte për ta përkrahim Kosovën. Kosova duhet të ishte anëtare e kësaj organizate që në 2008-tën”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me procedurat e tjera, Koreshi ka përmendur se ndër 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës, 34 njohin Kosovën, ndërsa 12 nuk e njohin, dhe thekson nevojën për një punë bindëse me ato që nuk e njohin.

Ndërkaq, ai ka shmangur rrezikun e mundshëm për anëtarësim të kushtëzuar me themelimin e Asociacionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments