6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVendimi i Asamblesë, reagon kryeministri Edi Rama: Kosova, gur i pamohueshëm dhe...

Vendimi i Asamblesë, reagon kryeministri Edi Rama: Kosova, gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm i Këshillit të Europës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës.

Reagimi i plotë:

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe  i bëri nder vetë Këshillit të Europës

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm🇽🇰

Forca KOSOVË

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments