6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeËshtë shpronësuar 89 përqind e pronës për autostradën Tetovë – Gostivar, 70...

Është shpronësuar 89 përqind e pronës për autostradën Tetovë – Gostivar, 70 përqind për atë Manastir – Prilep

Për autostradat që do të ndërtohen në korridoret 8 dhe 10-D në muajin janar të këtij viti, janë bërë testet gjeoteknike në segmentet Gostivar – Tetovë, Bukojçan – Gostivar dhe Manastir – Prilep.

Punime tokësore ka pasur edhe në segmentin Bukojçan – Gostivar dhe Manastir – Prilep, ndërsa segmenti Qafë Thanë – Trebenishtë – Strugë nuk ka pasur asnjë aktivitet, tregon raporti i mbikëqyrjes për ecurinë e ndërtimit të autostradave që po ndërton konsorciumi amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”.

Gjatë muajit janar të këtij viti, kontraktori ka punuar kryesisht në shpronësimin, rrjetin gjeodezik, rilevimin topografik, hetimet gjeoteknike, specifikimet dhe projektimin e autostradës.

Raporti tregon s për seksionin Gostivar – Tetovë është shpronësuar 89 përqind e pronës, për Bukojçan – Gostivar 27 përqind dhe për seksionin Manastir – Prilep mbi 70 përqind.

Për pjesën Gostivar – Tetovë gjithashtu janë përgatitur 88 për qind të projekteve urbane. Progresi i punimeve për specifikimin dhe projektimin e autostradës deri në fund të janarit të këtij viti në seksionin e parë është 23 për qind, në të dytin shtatë për qind dhe në të katërtin nëntë për qind.

Në raportin e mëparshëm për ecurinë e punimeve për periudhën nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, thuhej se janë kryer plotësisht 58 për qind e projeksioneve për shpronësim, si dhe 33 për qind e rilevimeve gjeoteknike.

Kontrata me “Bechtel and Enka” me vlerë 1.3 miliardë euro është nënshkruar në mars të vitit të kaluar. Ajo duhet të përdoret për të ndërtuar një rrjet autostrada me gjatësi totale prej 109 kilometrash.

Nga autostradat tjera në ndërtim, muajin e kaluar Kuvendi miratoi amendamentet ligjore me të cilat 31 dhjetori 2026 caktohet si afat për përfundimin e autostradës Kërçovë – Ohër 57 kilometra, e cila është në ndërtim e sipër që nga viti 2014.

“Zgjatja është për shkak të shfaqjes së 13 rrëshqitjeve të reja në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni”, sqaroi Qeveria për projektin që po ndërton kompania kineze “Sinohydro”.

Nga autostrada Shkup – Bllacë në ndërtim e sipër, me gjatësi të përgjithshme prej 12,5 kilometra, ndërtimi i dy kilometrave të parë është në fazën përfundimtare, ndërsa për pjesën tjetër të fazës së dytë në rrjedhë është vlerësimi i ofertave për zgjedhjen e kontraktorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments