Kandidati për President i Frontit Europian Bujar Osmani mbajti fjalim me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor të Frontit Europian në lagjen Migjeni-Tetovë duke theksuar se thirrja e VMRO-së është nxitje e urrejtjes ndëretnike të veproj prokuroria.
Ai mendon që ka një frymë që është e inspiruar direkt nga Moska, që ka për qëllim të hakmerret ndaj barazisë, kanë sloganin e tyre ta kthejnë dinjitetin tonë, për shkak se kemi kryeministrin tonë, për shkak se kemi ministrin e parë të jashtëm kemi shkelur dinjitetin e dikujt, ne vetëm kemi marrë hisen tonë potencoi ai, duke krijuar kushte që secili njeri në këtë shtet pavarësisht etnicitetit, politikës, fesë, kulturës të ket mundësi të barabarta.