Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka uruar paqe dhe shëndet për të gjithë në këtë ditë të shenjtë.
“Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin. Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë” shkruhet në mesazhin e ambasadës.
Më tej thuhet se, “paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë.