Këshiltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillin e komunës së Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili sot akuzoi këshilltarët e BDI-së se nuk kanë votuar për rrogat e punonjësve të NPK-së të cilët tani më gati pesë muaj janë pa rroga.
DIsha në postimin e tij në FB ka publikuar propozimin e komunës së Tetovës për të mbështetur humbjet financiare të NPK-Sharrit dhe duke komentuar se në këtë propozim nuk është potencuar askund se bëhet fjalë për pagat e punonjësve të cilët tani më katër muaj janë pa paga dhe sigurime shëndetësore.