lajmi interaktiv
www.telegrami.mk
Nuk është te mandati ,që nuk ka kohë,kishte kohë kryetari i Komunës së TETOVËS BILALL KASAMI nga viti 2021.?! Po është te fleksibiliteti i ideve ,idetë amorfe ,qëllimi të shitet çdo gjë ,nga ajo përqindje që …të mbijetojë kasta partiake.Tetovarët të dëshpruar nga mosmenaxhimi i paraprakes në dy mandate si kryetar komune Tetove Teuta Arifin ,menduan se nga dy të këqiat Bilall Kasami do të jetë e keqja më e vogël e keqja e domosdoshme,por u dëshpruan të mos bësh kurgjë kapitale për qytetin të mbetet si PUNË e regjistruar,për tua lehtësuar qytetarëve jetën kjo është vetëvrasje politike .Po rrugët për herë janë asfaltuar që në komunizëm ,është punë Ordinare e Kryetarit asfaltimi sikur ajo nusja që në mëngjes fshinëdhomën e saj dhe bërlloket i shtin ndër tepik ,përditëshmëri …cilin objekt e ndërtoi për dobinë qytetare…ASNJË.Mereni me mend gjithë pasurinë e popullit dhe vakëfet fetare i shiti ose i dha me koncesion .E fundit, i lodhi qytetarët duke vrapuar për sqarimet lidhur me SAUBMAHER .Më shkruan qytetari SH.M nga Tetova nxora dokumentacion të ri.. një Listë pronësie kushton 300 denarë ,rruga deri në fshatin Pallçisht ,që nuk i bie Komunës së Tetovës vajtje ardhje 80 denarë ,nervozën kush do më i paguaje,dhe pse të bëj harxhime rruge ?! .Pse nuk ka zyra shërbimi Saubmaher në Tetovë ,një objekt ku ishin të vendosur me kabina kontenier e paparë nuk mu duk pamje serioze ,për Tetovën Saubmaher ka koncesion,e vendosur në Komunë të Bogovinës ?!Mbase do i shërbejë Bilall Kasamit për larje fytyre para qytetarëve nuk ju dhamë ne si Komunë te përmbaruesi por Saubmaher arsyetim nga Llërca deri në Përc…Dhe tash qyteti Shtipit një qytet mesatar ndau 80.000 euro dei 100.000 euro për parkim…shumëkatësh ..NCC ?! Mos i kallxoni Bilall Kasamit se preket ?! Këzdiset po na e jep edhe Qendrën me Koncesion ?!,atë që din atë menaxhon …më trego me kë rri të tregoj kush je nëse rrijsh me A.Azizin ,A.Sinanin,S.Sulejmanin nuk mund të presësh fleksibilitet …vjen cjapi te kasapi …zgjedhjet në 2025 do jenë matësi i tyre ndërsa zhurnali do të jenë zgjedhjet parlamentare (në kohën e ish RSFJ kur shkohej në kinema publike jepeshin 5 minuta lajme në fillim të xhdo filmi dhe ky fillim quhej zhurnal )…www.telegrami.mk
=====================================================
Lajmi aktual që qakullon
Është lëshuar në shfrytëzim garazhi i parë dykatësh në rrugën “Vanço Përqe”, që gjendet prapa Qendrës së Kulturës “Aco Shopov” në Shtip. Kryetari Ivan Jordanov në konferencën e sotme për media theksoi se në garazhin e katit të parë janë investuar rreth dhjetë milionë denarë.
- Ne e rregulluam këtë hapësirë në mënyrë racionale, për parkim në dy nivele. Bëhet fjalë për një zgjidhje trafiku, me të cilën u dyfishuan pozicionet e parkimit dhe në këtë zonë kemi 55 vende parkimi të dobishme, të cilat tashmë janë në funksion. Më shumë se dhjetë milionë denarë janë investuar nga buxheti i Komunës së Shtipit, nga paratë e qytetarëve, thotë Yordanov.
Ai bëri të ditur se gjatë vitit do të punohet në tri lokacione, të cilat do të rregullohen si garazhe shumëkatëshe në zonën qendrore të qytetit.
- Hapësira e parkimit do të rregullohet në dy nivele, njëri prej të cilëve tashmë ka filluar, pranë Shtëpisë “NAMA” dhe godinës së parë të banimit. Planifikojmë që gjatë këtij viti të fillojmë edhe te objekti “Promaja”, i cili do të parkohet në tre nivele, tha Jordanov.
Ai theksoi se komuna do të sigurojë më shumë se 150 vende parkimi në zonën qendrore të qytetit me ndërtimin e garazheve të reja shumëkatëshe, të cilat do të mundësojnë realizimin e projektit për bërjen e rrugës “Vanço Përçe” në zonë për këmbësorë. Ky projekt parashikohet të fillojë zbatimin në gjysmën e dytë të vitit 2024.
I pyetur se kur do të fillojnë aktivitetet e garazhit shumëkatësh në magazinën “NAMA”, Jordanov u përgjigj se sot ose nesër pret të pastrohet rezervuari nëntokësor i naftës në këtë zonë, pas së cilës operatori ekonomik do të fillojë aktivitetet e ndërtimit. Vlera e kësaj garazhe shumëkatëshe është rreth pesë milionë denaRË