10.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmePolicia në kërkim të personit që ka qëlluar ndaj kryetarit të Komunës...

Policia në kërkim të personit që ka qëlluar ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës

Policia është në terren dhe është në kërkim të sulmuesit i cili dje plagosi dy persona në një sulm të armatosur ndaj kryetarit Ridvan Ibrahimi. Dje në Haraçinë, kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, kuadër i BDI-së, është qëlluar me kallashnikov teksa ishte në detyrë dhe duke inspektuar punimet ndërtimore. transmeton Portalb.mk.

Ibrahimi nuk është plagosur, ndërsa i plagosur në gjoks ka mbetur djali i shoferit të kryetarit dhe 39-vjeçari E.S.

Nuk dihet arsyeja e të shtënave dhe ngjarja që ka mërzitur banorët e Haraçinës, megjithëse supozohet se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të mëparshme për tokën ku duhet të ndërtohet një fushë futbolli.

Kjo nuk është hera e parë që kryetari ankohet se i është vënë në rrezik jeta, 10 muaj më parë ka raportuar se një fqinj e ka kërcënuar me jetë, pas së cilës policia ka arrestuar një 69-vjeçar nga Haraçina, i cili ka bërë kërcënimet.

Policia po kërkon në mënyrë aktive personin që qëlloi dje.

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Haraçinës në Shkup, ku shënjestër e të shtënave me armë ka qenë kryetari i komunës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments