Në një mbledhje të rendit të ditës në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim shpalli formimin e Frontit Europian si një hap vendimtar drejt integrit europian dhe largimit të ndikimeve të padëshirueshme në vendin tonë, përcjell Telegrafi.
Kryetari Ali Ahmeti prezantoi programin e përbashkët të koalicionit për integrim europian, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese, luftën kundër korrupsionit, dhe marrëveshjen ekonomike. Në këtë kontekst, u prezantua edhe kandidati i përbashkët për president, Bujar Osmani.
“Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:
Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti
Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku
Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki
Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein
Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela
Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti” shkruajn ato.Me këtë rast, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së ftoi anëtarët e partisë dhe qytetarët në përgjithësi për të mbeshtetur Frontin Europian dhe kandidaturën e Bujar Osmanit për zgjedhjet presidenciale, duke shprehur bindjen se kjo është rruga më e sigurt drejt integrit europian dhe zhvillimit të vendit tonë.
Zona numër 6
Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Ilire Dauti
Menduh Thaçi
Rina Ajdari
Bejxhan Iljaz
ASH
Sali Murat
Fatmire Isaku
Merita Mustafa
Arjanit Hoxha
Arta Bilalli
Ash
Emir Sulejmani
Valon Asani
Valdet Xhaferi
Faton Ahmeti