Sot kryetari i Partisë Demokratike Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, së bashku me liderët e Frontit Europian morri pjesë në prezantimin e Dekalogut të kandidatit për president të z.Bujar Osmani, si: Integrimi në BE deri në vitin 2030, Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër. Në fund, liderët e Frontit Europian dhanë pëlqimin e tyre për përfshirjen në program të çështjeve kyçe me rendësi strategjike për shtetin si dhe nënshkruan Deklaratë me të cilën mbështesin Dekalogun e Presidentit Europian.

