8.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAntikorrupsioni hapi çështje për blerjen e helikopterëve nga Italia, por edhe për...

Antikorrupsioni hapi çështje për blerjen e helikopterëve nga Italia, por edhe për blerjen e 22 autoambulancave.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hap lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për Ushtrinë me vlerë 230 milionë euro dhe për blerjen e 22 autoambulancave përmes tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi Tatjana Dimitrovska, kryetare e komisionit, për Radion Evropa e Lirë.

“Ne po hapim rastet me iniciativën tonë, pasi kemi dëgjuar nga mediat, për rastet aktuale para zgjedhjeve. “Dy rastet për blerjen e helikopterëve dhe autoambulancave, me 13 raste të tjera, do të thotë se kemi 15 raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, tha Dimitrovska.

Këto raste kanë të bëjnë me ndalesat se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë zyrtarët dhe institucionet pas 14 shkurtit, ditën kur kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments