Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Seancën e sotme miratoi Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore. Ligji parashikon përqindjen e zbritjes maksimale që tregjet mund të kërkojnë nga prodhuesit dhe furnitorët, e cila tani kalon 30%-40% të çmimit. Me këtë zgjidhje, parashikohet gjithashtu një listë e produkteve bujqësore dhe ushqimore ku zbritja do të kufizohet në 10% dhe në përputhje me këtë, rrjetet e supermarketeve do të konkurrojnë me njëri-tjetrin, gjë që do të ndikojë në uljen e çmimeve