6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajme Palevski do të ekstradohet pas kompletimit të dokumenteve administrative

 Palevski do të ekstradohet pas kompletimit të dokumenteve administrative

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madiq, në lidhje me ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ka deklaruar se Palevski pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative. E pyetur se si e komentonë letrën që Ljupço Palevski ua ka dërguar mediave përmes partisë “E  djathta, Avramovska-Maqiq, thotë se nuk dëshiron ta komentojë atë, sepse siç tha ajo, gjithçka që ka të bëjë me procedurat gjyqësore mund të keqkuptohen në publik dhe të dëmtojnë vetë procedurën.

VIKTORIJA AVRAMOVSKA-MADIQ

“Ministri i Drejtësisë ishte në vizitë me kolegun e tij në Turqi dhe siç u njoftua nga Ministria e Drejtësisë, procedura gjyqësore ka përfunduar, presim të plotësohen dokumentet administrative dhe presim që Ljupço Palevski të ekstradohet”.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë,  Krenar Loga dhe homologu i tij turk Yilmaz Tunc, kanë  zhvilluar një takim muajin e kaluar,ku kanë biseduar për procedurën e ekstradimit të Ljupço Palevskit, gjatë të cilit Lloga u njoftua nga kolegu turk se gjykimi për Palevskin ka përfunduar dhe procedurat administrative, priten të përfundojnë gjithashtu. Pas sjelljes së tij në vend, Palevski sipas vendimit të gjykatës do të mbahet në një institucion penal dhe procedurat para organeve të drejtësisë vazhdojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments