9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRikthehet reklamat shtetërore në televizionet private, deputetët miratuan ligjin për ASHMAA

Rikthehet reklamat shtetërore në televizionet private, deputetët miratuan ligjin për ASHMAA

Rikthehet reklamimi shtetëror në televizionet private pasi deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Ndryshimet në fakt fshijnë nenin 102, ku thuhet se “organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike, si dhe personat juridikë me kompetenca publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore nuk mund të parashikojnë mjete për informimin dhe njohjen e publikut me shërbimet apo aktivitetet e tyre nëpërmjet transmetuesve privatë”.

Me këtë ndryshim nuk ka më pengesë ligjore për reklamimin e Qeverisë dhe komunave në transmetuesit privatë dhe për fushatat reklamuese me interes publik shuma “0.1 për qind e buxhetit të shtetit nga të ardhurat tatimore të përcaktuara në llogarinë e miratuar përfundimtare të buxhetit”.

Të pesë televizionet private kombëtare pritet të marrin së paku dy milionë euro nga fushatat shtetërore të Qeverisë, e cila sipas ligjit duhet të zhvillojë të paktën një fushatë shtetërore në vit.

Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin të gjitha organizatat gazetareske, SHGM Sindikatat e Gazetarëve të cilët besojnë se kjo do të nënkuptojë ndikim partiak dhe varësi e mediumeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments