7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLloga: Rikthimi i shtetit unitar do të thotë që Maqedonia e Veriut të...

Lloga: Rikthimi i shtetit unitar do të thotë që Maqedonia e Veriut të kthehet para vitit 2001

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA” , ka komentuar deklaratën e kryetarit të Akademisë së Shkencave, për rikthimin e karakterit unitar të shtetit, shfuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se janë deklarata shqetësuese pasi që kreu i intelektualizmit maqedonas bën thirrje që të hiqet ballanseri, instrument i cili u jep të drejtë dhe ju jep barazi gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Kombino këtë me atë që ai shprehet ku thotë që do të kemi dhe një reformë kushtetuese dhe rikthimin e shtetit unitar. Rikthimin e shtetit unitar do të thotë që Maqedonia  të kthehet para vitit 2001 dhe kjo është një thirrje shqetësuese”.

Lloga theksoi se ka një moment ku bota intelektuale maqedonase nuk pranon se shqiptarët janë të barabartë me maqedonasit pasi që, siç tha ai, kryetari në fjalë është “babai i kryetarit të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së”. Lloga shtoi se fatkeqësisht ASHAM nuk u reformua asnjëher dhe është djep i serbizimit në Maqedoni.

Ai kritikoi partinë opozitare VMRO-DPMNE, e cila nuk dëshiron të egzistojë ballanseri. Sipas  Llogës mos dëshirimi i ballanserit do të thotë të jesh në një linjë me Rusinë dhe Serbinë.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Por në këtë frymë janë shprehur gjithë ato intelektualë dhe ato zanatxhinjë kërkojnë që Maqedonia të ridefinohet dhe të futet në një far lloj krize. Kjo nuk i shërben Maqedonisë, ngase kjo do ta zhbëjë Maqedoninë. Kjo i shërben linjës ruse dhe serbe sot ne që flasim. Dhe kjo u tregua shumë qartë edhe me mos votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sepse po blihet kohë që bota të ridefinohet dhe të ushqehet iluzioni brenda maqedonasve se do të rikthehet koha e lavdishme”

Lloga mendon se pavarësisht insistimit të këtyre forcave destruktive në Maqedoninë e Veriut  nuk do të mund të kenë sukses sepse Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s, i rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s.  Ndërkaq sa i përket çështjes së zgjedhjeve, Lloga tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë një fillim i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments