2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Sindikatat e pesë universiteteve publike kërkojnë rritje pagash, njëjtë si “Shën...

(VIDEO) Sindikatat e pesë universiteteve publike kërkojnë rritje pagash, njëjtë si “Shën Kirilli”

Sindikatat e pesë universiteteve, reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë kuvendi dhe qeveria, lidhur me Marrëveshjen Kolektive, sipas së cilës paga për 22% është rritur vetëm për universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.  Sindikatat e të Punësuarëve në Universitetet “Nënë Tereza” – Shkup, Universitetin e Tetovës, Universitetin e Shkencave Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostol Pavle”-Ohër, universitetin  “Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir dhe “Goce Dellçev”- Shtip, thonë se me këtë gjest, ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi ka diskriminuar universitetet e tjera publike. Ata kërkojnë që më së voni deri më 08.03.2024 të kryhet procedura dhe të fillohet me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive me secilin universitet në vete.

SINDIKATAT E PESË UNIVERSITETEVE

Me mosnënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të punësuarit e universiteteve të tjera publike vihen në pozitë të pabarabartë në raport me të drejtën, në veçanti në fushën e pagave dhe përfitimeve. Për këtë konsiderojmë se padrejtësisht jemi diskriminuar”.

Ata i bëjnë thirje edhe Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi  që të  gjejë zgjidhje të këtij problem dhe kërkojnë takim me kryeministrin teknik  Talat Xhaferin.

SINDIKATAT E PESË UNIVERSITETEVE

“I bëjmë thirrje Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi që në mënyrë aktive të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi, sepse në këtë mënyrë shkelen themelet e vlerave thelbësore dhe parimet kushtetuese për barazi dhe mosdiskriminim të qytetarëve”.

Sindikatat e  këtyre pesë universiteteve publike paralajmërojnë protesta nëse në një kohë të shkurtëtr nuk realizohen kërkesat e tyre. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments