2.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë: Gjykata kushtetuese pranoi edhe një inicitivë të ministrit Lloga

Ministria e Drejtësisë: Gjykata kushtetuese pranoi edhe një inicitivë të ministrit Lloga

Ministri Lloga e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin edhe të një rregulloreje tjetër sipas  Iniciativës së dorëzuar për tejkalim të afatit kushtetues për botim në Gazetën Zyrtare.

Ministri Lloga kërkon, Gjykata Kushtetuese, sipas detyrës zyrtare, të veprojë edhe me rregulloret e tjera në vend që janë publikuar në kundërshtim me afatin kushtetues në nenin 52 të Kushtetutës.

Mosndërmarrja e veprimeve të duhura, me qëllim të sigurimit të respektimit të afatit kushtetues, për të cilat Gjykata Kushtetuese, e ka ditur ose ka mundur ta dijë, përbën bazë për përgjegjësi penale.

Nga ana jonë u njoftua se me hapjen e Kutisë së Pandorës, Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë retroaktive edhe për aktet e tjera nënligjore ku nuk është respektuar afati kushtetues, sipas shembullit të Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për mënyrën e mbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave dhe shkresave amë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments