4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShqipëri: Dogji rregulloren e Kuvendit, përjashtohet me 40 ditë deputeti Edi Paloka

Shqipëri: Dogji rregulloren e Kuvendit, përjashtohet me 40 ditë deputeti Edi Paloka

Vijojnë masat ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës në Shqipëri.

Pas përjashtimit të 4 deputetëve demokratë nga komisionet dhe seanca plenare, sot u përjashtua me 40 ditë Edi Paloka, ndërsa Petrit Doda me 20 ditë, duke e çuar në 23 numrin e deputetëve opozitarë të përjashtuar.

Edi Paloka ishte protagonist ditën e djeshme jo vetëm për fjalimin që mbajti në foltore, por edhe djegien e rregullores së Kuvendit. Ndërkohë edhe deputeti Petrit Doda u përjashtua për rrëmujën dhe kaosin e krijuar në sallë.

Dy ditë më parë, pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës përjashtoi nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare 4 deputetët demokratë; Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka.

Ndërkohë që për Bardhin përjashtimi është për 10 ditë, tre të tjerët janë përjashtuar për 20 ditë nga seanca dhe komisionet./a2news

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments