11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga nga Turqia: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të...

Krenar Lloga nga Turqia: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të gjitha nivelet në gjyqësor

Gjatë vizitës dyditore në Ankara, realizova takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç.
Diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike.
U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.
Në takim iskutuam edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet e shumta që janë nënshkruar gjatë viteve të kaluara.
Është rënë dakord që, së bashku me ministrin e Turqisë, Jilmaz Tunç në Shkup të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçanërisht për sistemin e burgjeve për të mundësuar risocializimin e personave që vuajnë dënimin me burg.
Është shprehur gatishmëria për të organizuar konferenca ndërkombëtare dhe bilaterale, vizita studimore dhe programe për trajnim për institucionet gjyqësore.
Përvoja e Turqisë mike në fushën e së drejtës është e madhe. Pikërisht për këtë arsye është kërkuar nga autoritetet turke që me ne t`i ndajnë edhe përpjekjet për riintegrimin e Seksionit për të drejtat e njeriut, Njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare, Seksionit për ndërmjetësim gjyqësor, Sistemit UYAP, Seksionit për marrëdhënie ndërkombëtare, Byrosë për përfaqësim pranë GJEDNJ-së, Njësisë për ndëshkim-korrektim dhe paraburgim në kuadër të programit të risocializimit dhe çështje të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments