Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Azir Aliu , ka realizuar takim me ministrin nga radhët e VMRO-DMPNE-së ,të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ,shkruan Top24.
Shkup- Kënaqësi të zhvilloja takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.Gjatë takimit diskutuam për bashkëpunimin mes dy institucioneve tona në fushën e inovacionit.
Së bashku u dakordësuam për thellimin e bashkëpunimit në përmirësimin e sistemit të aplikimit për dokumente personale me qëllim për të përmirësuar sherbimet për qytetarët dhe iniciativat për të rritur përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar qeverisjen dhe shërbimet publike,ka shkruajtur Aliu.