-2.3 C
Tetovo
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeA u uzurpua selia në Tetovë? Krenar Lloga për TV21: Jemi në...

A u uzurpua selia në Tetovë? Krenar Lloga për TV21: Jemi në shtëpinë tonë, të tjerët e shitën siç paralajmëronte Mickoski

I pyetur rreth raportimit të disa mediave se kreu i KQ të ASH-së Ziadin Sela e ka uzurpuar selinë e partisë në Tetovë dhe se aty ka shkuar me asistencë të policisë, sekretari gjeneral i kësaj partie, njëherit edhe ministër i drejtësisë, Krenar Lloga i tha TV21, se selia ku Sela mbajti konferencën për media, është shtëpia e tyre politike dhe se të tjerë janë ata që e kanë shitur shtëpinë përmes rrjeteve sociale, duke aluduar tek kryetari i partisë Arben Taravari i cili përmes Facebookut kumtoi vendimin për koalicion me LEN-in.

“Ne jemi në shtëpinë tonë politike, të tjerët përmes rrjeteve sociale e kanë shitur shtëpinë e tyre dhe këtë e ka paralajmëruar Hristjan Mickoski i VMRO-DPMNE”, tha Lloga në përgjigjen e shkurtër me shkrim për TV21.

Po pse Lloga po e përmend Mickoskin në këtë rast?

Në mes të janarit, kreu I VMRO-DPMNE-së Hriastijan Mickoski në një intervistë në TV24, duke folur për koalicionet pas zgjedhore, mes tjerash garantonte se “dallimi mes bllokut opozitar shqiptar të konsoliduar dhe BDI-së, që do të jetë në koalicion me PDSH-në, ajo që ka mbetur, dhe ajo që do të mbetet nga Aleanca për Shqiptarët, nuk do të jetë siç ata mendojnë, dallimi do të jetë shumë i vogël, ndërsa mund edhe të pësojnë disfatë”.

Kësaj deklarate të Mickoskit, Lloga iu pat përgjigjur duke thënë se “ëndrra e Mickovskit dhe DPMNE-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve” dhe se “Mickoski e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të DPMNE-së në Aleancën për Shqiptarët.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments