3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Nëse Vetëvendosje përfshihet në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut le...

Ali Ahmeti: Nëse Vetëvendosje përfshihet në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut le ta thotë hapur

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me krerët e partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare atje më 8 maj.

“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, ka theksuar Ahmeti.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se ai asnjëherë nuk është involvuar në zgjedhjet e Kosovës, ndonëse ka miq e bashkëluftëtarë si në LVV, si në PDK apo në AAK, teksa është shprehur i bindur për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kurti në Shkup tha se nuk marrim pjesë dhe nuk jemi të regjistruar si parti politike. Nëse vendos për t’u përfshirë le të vendos, merr pjesë në zgjedhje, kutitë e votimit janë të vendosura dhe në mbrëmje shpalosen rezultatet. Aktualisht nëse thirremi në studime e analiza, BDI është fitues i këtyre zgjedhjeve akoma pa u mbajtur ato dhe këtë e dinë edhe partitë politike maqedonase edhe ato shqiptare, edhe opozita maqedonase edhe ajo shqiptare. Unë asnjëherë nuk jam zhgënjyer nga parashikimet dhe nga studimet me ekspertë e me ekspertizë të mirëfilltë. Por koha do ta vërtetojë”, ka shtuar Ahmeti në RTK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments