3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVjedhje në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale! Janë vjedhur kompjuterë, celularë dhe para...

Vjedhje në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale! Janë vjedhur kompjuterë, celularë dhe para të drejtorit

Vjedhje në zyrat e Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale. Janë vjedhur disa kompjuterë dhe celularë, dhe para personale të drejtorit që i kishte lënë në zyrë. Në fakt këto para ishin edhe arsyeja pse drejtori i inspektoratit Ferdi Shabani shkoi të shtunën në zyrë për t’i marrë, kur edhe u përball me zyrat e demoluara dhe pajisjet që mungonin. Rastin thotë se menjëherë e ka denoncuar në polici. Drejtori dyshon se vjedhja ka ndodhur ndërmjet së premtes dhe së shtunës.

“Ishte bërë masakër. Vjedhje me dhunë. Pasi hyra këtu… ishte për habi se si mund të ndodhë kjo vjedhje kur këtu edhe MPB ka zyrat e saj dhe pash se ishin demoluar shumë sende, shumë vjedhje. Janë vjedhur disa laptopë, disa kompjuterë dhe disa telefona që i morëm para disa javëve dhe i pata paraparë për inspektorët. Pasi e pash gjendjen, e kam paraqitur rastin menjëherë në polici dhe reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.  Kjo është fotografia në zyrën time. Kjo e njëjta fotografi është në zyrën time ku qëndroj unë. Dera ime te zyra… edhe dera tjetër e punëtorëve të inspektoratit për vetëqeverisje lokale dhe këtu e kemi derën afër që e kam, që është e punësuara, pjesë e kabinetit tim, ja shihet qartë se si janë munduar ta hapin, e kanë dëmtuar…”, tha Ferdi Shabani, drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments