Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e cilësoi si “takim vëllazëror” mbledhjen e sotme te Albin Kurti në Prishtinë, ku po marrin pjesë edhe liderët e tjerë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, por edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari, shkruan TV21.“Takim vëllazëror, dmth për bashkëpunime, bashkërendime të aktiviteteve”, tha Mexhiti.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTV21Videos%2Fvideos%2F890527216185235%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=380
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti arriti në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me liderët e tjerë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, shkruan TV21. Në takim do të jetë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilin Mexhiti tha se kanë takime intensive që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare.
“De jure nuk do të merr pjesë Vetëvendosja, sepse nuk është e regjistruar në RMV, mirëpo de fakto në listat e përbashkëta, është evidente që subjektet shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Vetëvendosja do të kenë lista të përbashkëta, jemi në takime intensive edhe me z.Taravarin”, theksoi Mexhiti./tv21.tv