Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE-a me kritika të ashpra ndaj ish kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe LSDM-së. Sipas tij me emërimin e Talat Xhaferit për kryeminsitër, LSDM-ja të gjithë shtetin e la në dorën e BDI-së dhe Xhaferit.
“Maqedonia po përjeton kohët më të turpshme të mundësuara nga Kovaçevski dhe LSDM-ja. LSDM-ja ia dha Maqedoninë BDI-së, Ahmetit dhe Talat Xhaferit, vetëm për të shpëtuar karriget e tyre, vetëm për të vazhduar krimin dhe korrupsionin e bënë kryeministër të Maqedonisë Talat Xhaferin ose komandant Forinën. Kulmi është arritur”, thotë Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i KI-së së VMRO-DPMNE-së. Një dezertor zëvendësohet nga një tjetër. Kriminelët kishin shtet, por tani krimin e tyre e kurorëzuan me kryeministër. Një kriminel me një tjetër. LSD-ja luftoi dhe rrahu gjoksin se nuk do të votojë për qeveri teknike që nuk do ta mbështesë VMRO-DPMNE-në, Kovaçevski me këmbëngulje tha se nuk ka një rast të tillë në botë dhe se është e papranueshme, por kur Talat Xhaferi erdhi në rend dite, e gjithë LSD-ja si studentë në bankë u tërhoq për të votuar nga i pari tek i fundit. Prandaj me të drejtë populli thotë se nuk kemi shtet. Si duket qeverisja e BDI-së? Bizneset e lotarisë të drejtuara nga Grubi, Soravia e blerë nga Drin Ahmeti pa asnjë denar investim, dhjetëra milionë euro tenderë për donatorin e BDI-së “Eurovia:, hotelet në Kodrën e Diellit të marra nga biznesmenë të afërt me BDI-nëë, tenderët përmes EMV-së që arrijnë në qindra milionë euro”, u shpreh Lefkov.
Lefkov madje u shpreh se LSDM-ja dhe Kovaçevski tani kërkojnë nga BDI-ja mbështetje për Pendarovskin dhe e lusin Ahmetin për lista të përbashkëta.
“Ali Ahmeti festoi, Kovaçevski tundi kokën dhe e gjithë LSD-ja votoi. Kovaçevski jo vetëm që e shiti veten, por edhe LSD-në dhe të gjithë deputetët e tyre. Por poshtërimet e Kovaçevskin në dëshirën e tij për pushtet nuk kanë fund. Ai i lutet komandantit Forina dhe Ahmetit që ta mbështesin Stevo Pendarovskin dhe të kenë lista të përbashkëta”, tha Lefkov.