12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMichael Shackendorn -Zëvendës Drejtori i Emigracionit dhe Migracionit në Zvicër / 100.000...

Michael Shackendorn -Zëvendës Drejtori i Emigracionit dhe Migracionit në Zvicër / 100.000 qytetarë të Maqedonisë jetojnë në Zvicër

Aktualisht ka rreth 100,000 shtetas të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, prej të cilëve afro 30,000 kanë marrë nënshtetësi zvicerane. Kjo është thënë sot në Bern nga Zëvendës Drejtori i Emigracionit dhe Migracionit në Zvicër, Michael Shackendorn, gjatë një takimi me Ministrin e Diasporës, Edmond Ademi

“Hekendorn e ka njoftuar ministrin Ademi me mënyrën në të cilën Zvicra e realizin të gjithë procesin e integrimit dhe në këtë rast ka dhënë komplimente për diasporën e Maqedonisë, e cila tërësisht është e integruar në sistemin zvoceran”, bëri të ditur Kabineti i Ademit për takimin e tij me Hekendornin, ku ka marrë pjesë edhe . Kristijan Vinter ministër dhe koordinator për Europën Juglindore dhe Andreas Geric zëvendësdrejtor për Ballkanin Perëndimor në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ministri Ademi theksoi se në mars të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Strategjinë e parë për bashkëpunim me diasporën, me çka u vendos një bazë e fortë për standarde të reja në bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës.

“Në mënyrë shtesë, ministri Ademi prezantoi pjesë nga aktivitetet që janë ndërmarrë e që dalin nga Strategjia nacionale për bashkëpunim me diasporën. Si rezultate të këtij takimi, përfaqësuesit e palës zvicerane theksuan se është planifikuar vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjysmën e dytë të nëntorit, me ç’rast pritet takim i ri me ministrin Ademi dhe mundësi për identifikimin e fushës për intensifikim të bashkëpunimit të projekteve dhe aktiviteteve konkrete”, informoi Kabineti i ministrit të Diasporës Edmond Ademi.

Përfaqësuesit e autoriteteve zvicerane njoftuan se do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në nëntor, kur presin që të takohen prapë me ministrin Ademi dhe t’i konfirmojnë hapat e ardhshme të bashkëpunimit edhe me intenziv në projekte dhe aktivitete konkrete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments