12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeLEN vazhdon të kërkojë vendin e lirë në KSHZ.Fadil Zendeli / I...

LEN vazhdon të kërkojë vendin e lirë në KSHZ.Fadil Zendeli / I bëjmë thirrje kryekuvendarit të ri të mos e bllokojë procesin

Opozita shqiptare vazhdon të kërkojë vendin vakant që ka mbetur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i bën thirrje kryetarit të ri të Kuvendit Jovan Mitrevski, që të urdhërojë Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime të propozojë kandidatin e opozitës shqiptare, Abdush Demirin, për anëtar në KSHZ. Zendeli ia rikujton Mitrevskit se kandidati tjetër Zylfi Adili, është i propozuar nga parti e cila fare nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit.

“Pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit t’i japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të urdhërojë komisionin  për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, z. Abdush Demirin”, tha Fadil Zendeli nga LEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments