Në Berlin në Bundestag është prezent zëvendëskryeministri Bujar Osmani për të marrë pjesë në momentin e miratimit të pëlqimit për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se procesi akoma nuk ka përfunduar përderi sa Franca dhe Holanda akoma nuk kanë një vendim. Osmani thotë se krerët e vendit kanë shfrytëzuar periudhën e fundit për t’i bindur vendet anëtare se Shkupi meriton datë në tetor.
am këtu edhe i ftuar nga kryetari i Bundestagut për të marrë pjesë në shprehjen e vullnetit pozitiv të deputetëve të Bundestagut gjerman për të aprovuar vendimin për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë. Edhe pse ambienti është shumë pozitiv te të gjithë vendet anëtare, ende nuk është e mbyllur, ende është fragjile, ende nuk kemi vendim final nga Franca dhe Holanda, kryesisht në kontekst të qasjes rajonale, se sa ndonjë dileme për Maqedoninë e Veriut. Ende po punojmë këto ditë. Shfrytëzuam shumë mbledhjen e përgjithshme të asamblesë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të takuar kryeministrat dhe për t’i bindur ata se sa historik është ky vendim më 15 tetor dhe do punojmë edhe më tej deri sa të arrihet konsensusi për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”-tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje evropiane.
ALSAT