4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNATO njoftoi stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë me...

NATO njoftoi stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë me pjesëmarrjen e 90.000 ushtarëve

NATO javën e ardhshme do të fillojë stërvitjen më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke testuar sesi trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët e tyre evropianë në krahun lindor të aleancës perëndimore, disa prej të cilëve kufizohen me Rusinë, në rast të një konflikti të madh. Rreth 90,000 trupa do t’i bashkohen stërvitjes Resolute Defender 2024, e cila do të zgjasë deri në maj, njoftoi komandanti më i lartë ushtarak i aleancës, Chris Cavoli.

Më shumë se 50 anije, duke përfshirë aeroplanmbajtëse dhe shkatërrues, më shumë se 80 avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, dhe të paktën 1,100 automjete të blinduara, duke përfshirë më shumë se 130 tanke, do të marrin pjesë në stërvitje.

“Stërvitja do të testojë përmbushjen e planeve rajonale të NATO-s, të cilat janë planet e para të mbrojtjes që aleanca ka bërë në dekadat e fundit,” thotë Cavoli.

Njoftimi i NATO-s nuk përmendi Rusinë, por më parë është identifikuar si kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë e anëtarëve të NATO-s.

Stërvitja e fundit e kësaj shkalle u mbajt në vitin 1988, me pjesëmarrjen e 125 mijë ushtarëve.

Anëtarët e Aleancës nënshkruan planet rajonale në samitin e vitit të kaluar në Vilnius, duke i dhënë fund një epoke të gjatë në të cilën NATO nuk kishte nevojë për plane të mëdha mbrojtëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments