9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Maqedoninë e Veriut do të ketë më pak votues sesa në...

Në Maqedoninë e Veriut do të ketë më pak votues sesa në zgjedhjet e fundit, paralajmëroi KSHZ-ja

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për MIA ka theksuar që numri i votuesve në zgjedhjet e këtij viti do të ulen në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Në pyetjen se sa votues janë regjistruar në Listën e zgjedhësve dhe nëse numri është i njëjtë ose i përafërt me zgjedhjet e fundit kur ishin rreth 1.800.000, Dashtevski tha se tani janë pak më pak se kjo shifër, por se ai do ta dijë saktësisht pasi të përditësohet Lista e zgjedhësve para zgjedhjeve.

“Pak më pak se kjo. Edhe më tutje përditësohet. Ne jemi përgjegjës për mbajtjen e Listës së zgjedhësve dhe shumë njerëz pyesin se çfarë po ndodh ndërkohë. Ndërkohë, Lista e zgjedhësve përditësohet gjatë gjithë kohës, për këtë shërbejnë edhe njësitë rajonale, për të përditësuar atje, për këtë shërben Sektori i listës zgjedhore dhe ne marrim informacione nga MPB-ja çdo tre muaj edhe nga gjykatat se dikush ka humbur aftësinë afariste, dikush ka vdekur, etj. Nga MPB (merren të dhëna) se dikush nga personat është bërë i rritur. Kemi pasur një thirrje publike për të gjithë qytetarët, është ende në faqen e internetit për të paraqitur të gjitha ndryshimet që ata kanë dhe për të kontrolluar nëse ato janë në listë apo jo, për të lehtësuar punën për azhurnimin e Listës së zgjedhësve”, shprehet Dashtevski.

Ndryshe, më 11 janar, Komitetit Ekzekutiv në VMRO-DPMNE ka vendosur të marrë pjesë në Qeverinë Teknike të Maqedonisë së Veriut. Më 28 janar pritet të formohet Qeveria teknike e udhëhequr nga Talat Xhaferi.

Paraprakisht partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, po ashtu e mërkurë. Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments