11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLEN-i: Pengesa kryesore për integrimin e vendit tonë në BE dhe për...

LEN-i: Pengesa kryesore për integrimin e vendit tonë në BE dhe për sundimin e ligjit është BDI

Ardian Demiri nga LEN-i sot në një konferencë për media tha se tashmë të gjithë e dinë se pengesa dhe frena kryesore për integrimin e vendit tonë në BE dhe për sundimin e ligjit është BDI.

“Këtë ekanë konfirmuar së fundi nga BE-ja përmes ambasadorit holandez në vend, Dirk Jan Kopp, i cili ka reaguar drejtpërdrejt në takimin me Ali Ahmetin për të gjitha presionet politike që po ushtrohen ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë, zonjës Besa Ademi, sepse ajo nuk iu nënshtrua presioneve politike dhe mediatike të orkestruara nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend. Në këtë drejtim është përgjigjur edhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler, e cila ka thënë se Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore dhe se qytetarët e vendit meritojnë më mirë. Së fundmi ka reaguar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Shkëlqesia e Tij David Geer, i cili theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal sollën një rritje të pandëshkueshmërisë në vend. Presionet politike në Këshillin Gjyqësor janë vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, raporti më skandaloz dhe më i keq për Maqedoninë e Veriut deri më tani.tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments