5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePër 12 ditë 6 qytetarë kafshohen nga qentë endacakë/ Komuna e Tetovës...

Për 12 ditë 6 qytetarë kafshohen nga qentë endacakë/ Komuna e Tetovës premton strehimore në tremujorin e parë të vitit

Vetëm në 12 ditët e para në vitin e ri 2024 në Tetovë janë kafshuar 6 qytetarë nga qentë endacakë, thonë të dhënat nga SPB-Tetovë. Veterineri Rami Selmani thotë se me uljen e temperaturave edhe numri i kafshime do të rritet pasi që qentë endacakë kanë mungesë ushqimi dhe në këtë periudhë kohore qentë bëhen me agresiv.Ky është një problem i madh në Tetovë pasi që ka një vit e gjysmë që nuk punohet në Tetovë dhe tash ka ardhur koha e shumimit të tyre dhe në këtë kohë ata shfaqin edhe agresivitetin e tyre dhe bëhen shumë agresivë. Sulmojnë njerëz për atë se nuk kanë ushqim, për këtë ata bëhen agresiv dy fishë më shumë dhe në këto raste, ata nuk shohin a është fëmijë apo i rritur, ata sulmojnë çdo gjë që u del para.”- thotë Rami Selmani – veteriner.

Sipas Selmanit në Tetovë ka nga 800 deri në 1 mijë qen endacakë, ndërsa kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me një qasje serioze.
“Në bazë të një statistike të fundit bisedohet mbi 800 deri në 1 mijë qen, zgjidhja është shumë e lehtë. Vetëm duhet të ketë vullnet dhe duhet më shumë vullnet tek ata që janë përgjegjës për këtë punë dhe duhet ta marrin një aksion më serioz dhe jo vetëm fjalë boshe.”

Komuna e Tetovës në vitin 2024 ka paraparë 4 milionë denarë për ndërtimin e strehimores, ndërsa sipas Besar Durmishit tenderimi do të duhet të hapet në janar.

“Tash do të nisim procedurat e tenderimit. Palet që janë të interesuar do të duhet të aplikojnë, do të ndërtohet strehimore për qentë në vitin 2024.”- deklaroi Besar Durmishi.

Kasami në deklaratën fund vitit pas 16 muajsh pranoi se qentë që janë trajtuar nga shoqata Amos Pet nuk e ka ditur se ku kanë shkuar.

“Ne punojmë që në vitin 2024 të kemi një strehimore për qentë endacakë, se ka qenë problemi kryesor pasi që ne i kemi larguar nga rruga dhe nuk kemi pasur ku t’i dërgojmë. Pasi që shoqata që e mori tenderin nuk jepte informata se ku i dërgon dhe pse informatat ishin se një pjesë i dërgojnë jashtë vendit kishin marrëveshje për në familje jashtë vendit.”- pohoi Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës.

Edhe pse komuna e Tetovës në vitin 2023 ndau 3 milionë denarë për trajtimin e qeneve endacakë gjatë vitit që lamë pas në Tetovë nuk u trajtua asnjë qenë endacakë. Të dhënat tregojnë se për 12 ditë janë bërë 6 kafshime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments