Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.
Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 18-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe ka humbur jetën. Ai është gjetur nga të afërmit e tij i pajetë në dhomën ku qëndronte. Këtë e konfirmon për gazetarët daja i të riut. Ai pohoi për gazetaren Sefa se adoleshenti humbi jetën nga infarkti i shkaktuar nga ankthi.
“Më njoftuan pas tërmetit e kam ngritur djalin dhe për momentin djali është ngritur, është trembur dhe i ka rënë infarkt. Ka rënë në tokë, i kanë dhënë pak ndihmë, por e pamundur”, është shprehur ai.