5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe një dimër i zymtë në Kodrën e Diellit: Nuk ka investim,...

Edhe një dimër i zymtë në Kodrën e Diellit: Nuk ka investim, institucionet jotransparente

Edhe këtë vit, vazhdon lënia pas dore nga autoritetet e qendrës turistike Kodra e Diellit. Nuk ka ende marrëveshje të nënshkruar midis Qeverisë së vendit dhe investitorit të interesuar italian “TechnoAlpin” për këtë qendër, pavarësisht se ata prezantuan planin e tyre për zhvillimin e Kodrës së Diellit para më tepër se një vit. Institucionet janë jotransparente, nuk japin detaje, shkruan Portalb.mk.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) për Portalb.mk u shpreh se nuk kanë informata të reja për të na dhënë.

Derisa Ministria nuk ka informata të reja për të na dhënë, Qeveria e vendit në lidhje me ecurinë e këtij procesi na tha se “jemi duke pritur nga ministria, ende s’ka dorëzuar në Qeveri”, kështu duke mos na u përgjigjur në pyetjet shtesë.

Në informata janë të rezervuar edhe kompania italiane TechnoAlpin.

“Ende nuk jemi në gjendje të zbulojmë asnjë informacion. Për fat të keq nuk mund të japim asnjë parashikim për përfundimin e marrëveshjes”, thanë nga TechnoAlpin për Portalb.mk.

Kujtojmë që për herë të fundit Ministria e Mjedisit në dhjetor 2023 për Portalb.mk deklaroi se nga takimi që u mbajt në Ministrinë e Financave për këtë investim janë shqyrtuar dhe diskutuar të gjitha pikat e investimit të ofruar.

“Bisedimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes së plotë. Nga aspekti mjedisor, investitori është njoftuar për vendndodhjen e saktë ku mund të ndërtohet qendra e skijimit dhe teleferiku (që çon deri në Kodër), në përputhje me ligjet”, thanë nga MMJPH më 13 dhjetor 2023.

Kohë më parë, u formua ndërmarrje re e cila do të menaxhojë me Kodrën e Diellit me emër “Kodra e Diellit”.

Kjo qendër turistike për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të. Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe të tjera.

Sezoni i skijimit ishte i pasuksesshëm edhe këtë sezonë, i njëjti filloi me 18 dhjetor 2023 dhe u mbyll për një javë me 25 dhjetor për shkak të temperaturave të larta dhe borës së pamjaftueshme, deri në reshjet e reja të borës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments