7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Qeveria e BDI-së i dha Eurovia-s 7 milionë euro tenderë në...

VMRO-DPMNE: Qeveria e BDI-së i dha Eurovia-s 7 milionë euro tenderë në 2023

BDI i sheh institucionet si mjet për tenderë, të cilët rregullisht fitohen nga kompanitë e afërta me to dhe paratë shpeshherë përfundojnë në vetë partinë.

Dita 239 e vitit 2023, Bujar Osmani nga BDI, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, i jep tender 1.8 milionë euro Eurovia-s, donatore e BDI-së.

Në qershor të vitit 2023, Eyup Rustemi nga BDI, si drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, i jep tender të njëjtës Eurovia, donator i BDI-së prej 1.9 milionë euro, për pastrimin e kanaleve dhe prerjen e brigjeve të autostradave.

SDS punon edhe për BDI-në. Spasovski të njëjtës Eurovia i dha tender mbi 2 milionë euro për ndërtimin e stacionit policor në Aeroport.

Pas Spasovskit vjen Shukova, e cila përmes Ministrisë së Mjedisit i ka dhënë Eurovias mbi 1 milion euro për rregullimin e kanalit kullues në Haraçinë.

Në vetëm një vit, vetëm në vitin 2023, donatori i BDI-së ka marrë gati 7 milionë euro tenderë nga institucionet e menaxhuara nga BDI dhe SDS.

Nga Eurovia në BDI, nga BDI përmes institucioneve të Eurovias. Ka erë krimi dhe korrupsioni. Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ato.

Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments