Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 15 persona.
Mediat vendase bëjnë me dije se bazuar në informacionet e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 15 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.