-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Shumë parti të pushtetit ia ”shkelin syrin” VMRO-DPMNE-së

Mickoski: Shumë parti të pushtetit ia ”shkelin syrin” VMRO-DPMNE-së

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat nga Vevçana, ka theksuar se shumë parti që janë pjesë e pushtetit japin sinjale që t`i bashkangjiten VMRO-DPMNE-së.

Ai ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të ketë takime me të gjitha partitë politike në vend.

“Ka sinjale, shumë parti që janë pjesë e pushtetit, që kanë qenë në qeveri, japin sinjale që të kycen me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë Komisionin, kështu është procedura dhe në periudhën e ardhshme do të kemi takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni. Pres ta pranojnë programin dhe platformën që e ofron VMRO-DPMNE dhe në bazë të platformës ta kthejmë Maqedoninë aty ku e ka vendin dhe sic donim ta shohim që nga vitet e 90-ta. Të jetë fituese, e jo e plaçkitur, e nënçmuar dhe e braktisur” – tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments