Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shkarkuar drejtorin e Tetova Transport, Rafiz Mejdija dhe në vend të tij ka emëruar këshilltarin e deritanishëm në këshillin komunal Arbër Ajdini të cilit sot edhe iu konfirmua dorëheqja dhe i njejti është zëvendësuar nga Argjend Veliu po nga Lëvizj Besa,shkruan Top24
Portali Top24 brenda ditës ka kërkuar nga komuna e Tetovës të sqarojnë për arsyet e shkarkimit të drejtorit Mejdija por deri më tani nuk ka marë asnjë informatë dhe nuk është bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të drejtorit.
Ndryshe drejtori i deri tanishëm i Tetova Transport ishte këshilltar i Lëvizjes Besa dhe i njejti kur u emërua drejtor dha dorëheqje nga posti i këshillëtarit. Mejdia është nga fshati Sellcë i komunës së Tetovës.